Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie Jenner i vjedhin Snapchat-in dhe të gjithë po kërkojnë fotot nudo të saj

Kylie Jenner i vjedhin Snapchat-in dhe të gjithë po kërkojnë fotot nudo të saj
July 24
16:32 2017

Motrat Kardashian janë ndër personazhet më aktive në rrjete sociale, madje paguhen shumë vetëm për një postim të tyre. Megjithatë, ditën e djeshme njërës prej tyre i ka ndodhur diçka jo fort e këndshme.

Një postim i fundit i Kylie Jenner në Snapchat u tregoi të gjithëve se llogaria e saj ishte hakuar dhe kushdo që do të donte të shihte foto të saj nudo duhej të kontaktonte një përdorues të quajtur “Chikri95”.

Në të njëjtën kohë personi me këtë emër në llogarinë e tij në Twitter u bënte thirrje të gjithëve se dispononte materiale të yllit të  “Keeping Up With the Kardashians” . Kjo nuk është hera e parë që Kylie bie pre e sulmit kibernetik pasi e njëjta histori ndodhi edhe verën e vitit të kaluar. Deri tani nuk ka dalë asnjë nga fotot që mendohej se përdoruesi me emrin “Chikri95” do të postonte dhe nga Kylie nuk ka asnjë reagim./Blitz.al/

Komento
Shperndaje