Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie Jenner feston 3-mujorin e vajzës së saj Stormit, dhe pozon me rroba banjo me partnerin, reperin Travis Scott

Kylie Jenner feston 3-mujorin e vajzës së saj Stormit, dhe pozon me rroba banjo me partnerin, reperin Travis Scott
May 02
12:16 2018

Akoma pa ardhur në jetë u fol shumë për të, e tani që ajo ka lindur po flitet edhe më shumë. Stormi, vajza e Kylie Jenner dhe reperit Trevis Scott feston sot 3-mujorin e lindjes. Çifti kanë vendosur që ditëlindjen e vajzës së tyre ta festojnë në bregdet në një vend përrallor. Kylie ka postuar disa foto ku për herë të parë pas lindjes shfaqet me rroba banjo dhe duket në një super formë. Ajo bashkë me Travis Scott kanë pozuar në breg të detit por edhe në një jaht luksoz.

Ajo që i ka rrëmbyer zemrat të gjithëve dhe ka marrë shumë pëlqime dhe komente në Instagramin e Kylie-t është fotoja e Stormit, vajzës së saj. Kylie ka bashkangjitur një shkrim ku thuhet: “ Vajza ime e bukur  ka mbushur 3-muaj sot” . Ky postim i saj ka marrë mbi 35.000 komente dhe miliona pëlqime. Në fakt një bukuroshe e vogël si ajo nuk kishte si mos t’i merrte të gjithë ato lëvdata.

my pretty girl is 3 months old today ✨

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje