Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie Jenner e ka vendosur! I duhet të heqë edhe 20 kg që nga lindja e vajzës

Kylie Jenner e ka vendosur! I duhet të heqë edhe 20 kg që nga lindja e vajzës
April 08
10:15 2018

Kylie Jenner tashmë e ka vendosur dhe është e bindur që do të arrijë të heqë edhe 20 kilogramë të tjerë. Pasi solli në jetë vajzën e saj Stormi në shkurt të këtij viti, 20-vjeçarja do që të kujdeset për trupin e saj dhe ta kthejë atë në formën më të mirë që e ka pasur ndonjëherë. Në një video të postuar në Snapchat ku duket diçka e pjekur Kylie dëgjohet duke thënë: “Kam nevojë të humbas edhe 20 kg por kjo duket kaq e mirë”

Ndërkohë disa burime të afërta shkruan METRO kanë treguar se babai i vajzës së Kyliet  25-vjeçari Travis Scott e do shumë trupin e të dashurës së tij pas lindjes.

“Ajo duhet të ndjehet mirë sepse Travis i ka thënë asaj që nuk duhet kurrsesi ta fshehë trupin esepse e ka shumë të mirë dhe mos u habitni nëqoftëse shumë shpejt ata do t’i dhurojnë një vëlla Stormit”- është shprehur burimi.

Por edhe pse ka mbështetjen e partnerit Kylie është shumë e përkushtuar dhe po punon shumë që ta rikthejë edhe njëherë në formë trupin e saj dhe të kthehet në një peshë të rehatshme për të.

Komento
Shperndaje