Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie Jenner dhe Tyga, sërish bashkë

June 29
13:23 2016

...

Kylie Jenner është kthyer sërish në krahët e reperit Tyga dhe jo vetëm kaq. Ai tashmë është zhvendosur në shtëpinë e saj.

Çifti u nda para pak javësh, por duket se nuk kanë mundur të rrinë larg njëri-tjetrit. Këto nuk janë dyshime pasi ka qenë vetë Kylie që ka postuar foto në Snapchat  këtë të martë. Ajo shfaqet duke e puthur në faqe ndërkohë që të dy kanë qenë të ftuar në ditëlindjen e Khloe Kardashian. Fotot bardhë e zi  janë realizuar në Dave & Busters në Los Angeles dhe puthja nuk ishte e vetmja befasi pasi në një tjetër foto shihet Tyga tek ka mbështetur dorën në kofshët e të dashurës së tij.

Një burim është shprehur për “People” se ata janë rilidhur, madje  po jetojnë nën të njëjtën shtëpi.

Kujtojmë se Tyga më herët është shprehur se Kylie është duke e penguar në karrierën e tij. Ndërkohë rreth modeles ka pasur aludime se kishte nisur diçka me reperin PARTYNEXTDOOR (lexo këtu) por duket se Kylie tashmë e ka marrë vendimin e saj.

Komento
Shperndaje