Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie Jenner dhe Tyga nuk ndahen dot nga njëri-tjetri; puthje dhe përkëdhelje në publik

July 05
12:17 2016

Mediat kanë shkruar gjatë për ndarjet dhe ribashkimet e bujshme të njërës prej trashëgimtareve të klanit Kardashian, Kylie Jenner dhe reperit Tyga. Madje ka qenë edhe vetë ky i fundit që i ka konfirmuar burimet që shpreheshin se çifti ishte ndarë duke thënë me siguri se një bashkim i tyre duket shumë i pamundur për aq kohë sa gjërat janë ftohur mes tij dhe modeles.

Por mesa duket, me fillimin e sezonit veror dhe me ngritjen e temperaturave, ata janë kthyer sërish bashkë dhe nuk kanë nguruar ta përhapin këtë lajm edhe te ndjekësit e tyre në Instagram dhe Facebook. Ka qenë vetë Kylie e cila ka postuar një foto në Instagram, ku është përqafuar me të dashurin e saj dhe ka shkruar “US” (Ne) duke bërë kështu publik faktin që janë sërish bashkë.

Gjithashtu ajo nuk është mjaftuar me kaq, por në llogarinë e saj në Snapchat ka publikuar një video ku përqafohet dhe puthet me reperin. Duke qenë se bëhet fjalë për çaste shumë intime të çiftit dhe janë publikuar te të gjithë, do të thotë se dyshja Kylie-Tyga ka dashur të hedhë poshtë të gjithë zërat se ata nuk mund të jenë më bashkë.

Shperndaje