Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie Jenner dhe Travis Scott nisen drejt Italisë, me një fustan nuseje me vete

Kylie Jenner dhe Travis Scott nisen drejt Italisë, me një fustan nuseje me vete
August 07
12:17 2019

Kur u zgjova këtë mëngjes, nuk mendoja se do të shihja foto të Kylie Jenner, Travis Scott & Co, duke u nisur drejt Italisë me një avion privat, dhe duke marrë një kostum e një fustan nuseje me vete.

“The Daily Mail” publikoi fotot nga aeroporti, ku duken Kylie, partneri i saj, reperi Travis Scott, vajza e tyre Stormi, Kris Jenner, Corey Gamble, Scott Disick dhe Sofia Richie, të gjithë duke hipur në avionin privat që do ti sjellë në Itali. Por çka është  më e çuditshmja, pesoni që ka bërë lajm në këtë foto nuk është asnjëri nga ato që përmendem më sipër, por ndihmësi i tyre, i cili po mban një fustan të bardhë në një çantë dhe një kostum, që fare mirë mund të jetë kostumi i dikujt që do të martohet.

Kylie është nisur me pjestarët e familjes dhe me të tjerët që do t’i bashkohen rrugës, për të festuar ditëlindjen e saj të 22-të, në një jaht që lundron në brigjet e Italisë, që meqë ra fjala quhet “Tranquility” dhe ka një vlerë prej 250 milionë dollarësh. Por edhe pse fotot janë të qarta, sipas “TMZ” dhe “ET” nuk ka për të ndodhur një dasmë gjatë udhëtimit të tyre.

Ajo po shkon në Itali për ditëlindjen”- një burim thotë për “ET”- “Nuk ka asnjë shans që ajo të martohet gjatë këtij udhëtimi. Martesa është diçka që ata e mendojnë, vetëm se jo në këtë udhëtim.”

 

Kylie dhe Travis kanë një histori të pasur, kur vjen puna për të vënë në lojë mediat dhe fansat e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për martesën. Ata e thërrasin shumë shpesh njëri-tjetrin, “gruaja” dhe “burri” dhe mos më bëni të filloj me numrin e herëve që Kylie del në publik me një unazë fejese. Kështu që, kjo mund të jetë thjesht një lojë. Ose jo, nuk i dihet, ata do të shkojnë në një jasht 250 milionë dollarë-sh, mund të bëjnë ç’të duan. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje