Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie Jenner dhe Justin Bieber nuk do t’i ndahen më këtij këngëtari shqiptar

April 30
11:13 2017

Endri është një nga këngëtarët pjesë e labelit “On records”. Edhe pse është ende i vogël, ai ka arritur të pozicionohet ndër këngëtarët më të mirë të momentit. Fansat e tij janë të shumtë dhe, siç është treguar, i kalojnë kufijtë e trevave shqiptare. Endri ka arritur të fitojë simpatinë edhe të emrave të mëdhenj të muzikës dhe televizionit në botë.

Ai është etiketuar së fundmi nga yje ndërkombëtarë, më herët Justin Bieber e tashmë Kylie Jenner. Këto dy personazhe aktualisht ndjekin këngëtarin në rrjete sociale dhe Endri është  i lumtur për këtë fakt. Të pëlqehesh dhe ndiqesh nga personazhe të tillë padyshim është një privilegj të cilin këngëtari e ka ndarë dhe me ndjekësit e tij. Sot të gjithë do të donin që të kishin vëmendjen qoftë edhe për pak të këtyre emrave, por mesa duket pak ia dalin, njëri prej tyre është Endri./Blitz.al

 

 

 

Komento
Shperndaje