Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie Jenner dëmtohet në “Met Gala”

Kylie Jenner dëmtohet në “Met Gala”
May 03
12:13 2016

Kylie Jenner është paraqitur tepër seksi në mbrëmjen e “Met Gala” këtë vit e dukej mahnitëse në një fustan ngjyrë argjendi. Por jo gjithçka ka shkuar mirë për të. Më vonë ajo ka treguar në Snapchat se është dëmtuar në këmbë, madje e ka shfaqur këtë edhe me një foto.

“Kur fustani të bën të nxjerrësh gjak dhe këmbët e tua janë shumë të brishta”,- ka shkruar ajo në foto.

Mesa duket, edhe bukuria ka koston e vet dhe mund të ndodhë që fustani të jetë rrezik për trupin.

Motrat Kardashian, Kim, Kendall dhe Kylie kanë qenë të pranishme mbrëmjen e së hënës në “Met Gala 2016”, të tria të veshura seksi në ngjyrë argjendi dhe ari dhe në përputhje me temën e eventit.

Shperndaje