Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie Jenner bën 20 vjeç! Dhurata jo e zakonshme që sapo i bënë motrat na la të gjithëve gojëhapur!

Kylie Jenner bën 20 vjeç! Dhurata jo e zakonshme që sapo i bënë motrat na la të gjithëve gojëhapur!
August 10
17:18 2017

Sa herë që Kylie Jenner ka ditëlindjen, e gjitha bota vihet në dijeni duke qenë se festimet nisin që një javë më parë. Pjesë shumë e rëndësishme e një ditëlindjeje janë dhuratat. Nëse jeni duke menduar se sërish Kylie ka marrë dhuratë një makinë të shtrenjtë, atëherë ju themi se dhurata e 20-vjetorit të saj nuk mund të ishte kaq e zakonshme.

Kylie e ka festuar ditëlindjen pranë familjes dhe reperit Travis Scott, të dashurit të saj. Pa diskutim edhe kjo festë është dokumentuar nga të gjitha motrat Kardashian dhe Jener në rrjete sociale. Familja i kishte përgatitur yllit të reality show “Keeping Up With the Kardashians” një tortë me një nga fytyrat e saj të çuditshme, por surpriza e madhe ishte diçka e padëgjuar më parë. Një skulpturë gjigante prej akulli e një trupi të zhveshur, pra e trupit të Kylie-t, vajzës së ditëlindjes. Pa diskutim që në koleksionin e dhuratave kjo ka për të ngelur më e veçanta për bukuroshen e njohur./Blitz.al/

Komento
Shperndaje