Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kylie feston 19-vjetorin mes miqsh në Bahamas

August 11
14:11 2016

Kylie dhe ditëlindja e saj kanë qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë, jo vetëm më 10 gusht. Kendall Jenner, Bella Hadid, Tyga dhe Hailey Baldwin kanë festuar ditën e djeshme ditëlindjen “tropikale” të Kylie-t.
Në 19-vjetorin e saj, Kylie e ka kaluar gjithë ditën në plazh me një grup miqsh të fëmijërisë dhe në shoqërinë e të dashurit Tyga dhe  dukej se po shijonin momente shumë të bukura bashkë. Pavarësisht lajmeve të fundit dhe problemeve me ligjin, reperi Tyga është shfaqur në humor dhe në krahët e së dashurës. Përmes postimeve në Snapchat dhe Instagram, Kylie ka ndarë me fansat momente nga pushimet në Bahamas me shkrimin: “E lumtur dhe duke bërë qejf. Gjithçka që mund të kërkoja për një ditëlindje”.
Miqtë e kanë surprizuar modelen me një shpërthim fishekzjarrësh në mbrëmje në bregdet./Blitz.al/

surprise! love, kenny

A video posted by Kendall Jenner (@kendalljenner) on

Shperndaje