Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky vogëlush sapo ”ngacmoi” Dukeshën e Sussex-it dhe shikoni reagimin e Princ Harryt

Ky vogëlush sapo ”ngacmoi” Dukeshën e Sussex-it dhe shikoni reagimin e Princ Harryt
July 12
21:47 2018

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë qenë për vizitë në Irlandë ku ishin në fokusin e mediave. Por gjithë vëmendjen e ka marrë një 3-vjeçar që quhet Walter Cullen i cili ka zënë shoqëri me çiftin mbretëror në Croke Park, në shoqatën Gaelic Athletic Association.

Walter i ka prekur flokët Meghan-it në momentin kur ajo nuk e kishte mendjen dhe menjëherë dukesha është kthyer duke i kapur dorën dhe duke ja puthur. Princ Harryt nuk i ka shpëtuar ky moment dhe e “kritikuar” Walterin sepse e zuri mat duke “ngacmuar” bashkëshorten e tij.

Këto foto po bëjnë xhiron e rrjetit dhe në fakt janë mjaft gazmore sepse sjellin një anë tjetër të çiftit mbretëror.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje