Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky koment i mamit të Ledrit për Dua Lipan, sapo na dha një mesazh për marrëdhënien e familjeve të dy këngëtarëve!

Ky koment i mamit të Ledrit për Dua Lipan, sapo na dha një mesazh për marrëdhënien e familjeve të dy këngëtarëve!
June 24
16:49 2018

 

Nëse nuk e dinit, ja ku ua themi edhe njëherë, Dua Lipa dhe Ledri Vula dikur ishin çift, ama gjërat nuk ecën siç duhet dhe çifti u nda.

Ama, të gjithë jemi kuriozë të dimë se si është marrëdhënia mes të dyve se zakonisht pas ndarjeve, personazhet e njohur rrallëherë mbajnë kontakte apo mendime të mira për njëri-tjetrin.

Së pari, mjafton komenti i mamasë së Ledrit në foton e postuar nga mamaja e Duas, për të kuptuar se mes familjeve të të dyve nuk ka aspak hatërmbetje apo “fërkime”.

Jo vetëm kaq, por edhe babai i Dua, Dukagjin Lipa, organizator i festivalit më të madh ballkanik, Sunny Hill Festival ka postuar posterin e Ledrit, i cili do të jetë një prej artistëve që do të ngjitet në skenë në fundjavën e dytë të gushtit në Prishtinë.

“Parku i Gërmias do të jetë në flakë! Do të na duhet të dyfishojmë numrin e zjarrfikësve!”, – shkruan Dukagjini në postim.

Nga një anë Xheraldina, nga ana tjetër Dukagjini… epo, ka më mirë se kaq?

Ne jemi kuriozë të dimë se çfarë do të përgatisin për ne Dua dhe Ledri në data 10 – 11 – 12 gusht. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje