Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky është shqiptari muskuloz që u kthye në hero në Londër

Ky është shqiptari muskuloz që u kthye në hero  në Londër
October 20
21:43 2017

Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare është shndërruar në hero në Britani pasi shpëtoi një grua që po mbytej në lumin Tamiz.

Genci Gestila ishte i ulur në verandën e një lokali duke pirë me disa miq kur ka dëgjuar thirrjet për ndihmë të gruas.

21-vjeçari me orgjinë shqiptare, por me pasaportë greke, ka treguar se e dinte që duhej të vepronte menjëherë kur ka parë gruan të zhduket nën ujë, shkruan media britanike “MailOnline”.

Por duke parë format e tij fizike, mediat britanike nuk kanë ngurruar as që ta krahasojnë me aktorin britanik Daniel Craig, i cili së fundmi ka luajtur disa role si agjenti 007.  /Blitz.al/

 

 

 

Shperndaje