Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky është kuptimi i vërtetë i “Work, Work, Work” nga Rihanna

Ky është kuptimi i vërtetë i “Work, Work, Work” nga Rihanna
May 10
13:05 2016

Përveç thashethemeve nëse Rihanna është e lidhur me Drake apo Leo DiCaprio, si dhe arsyes se pse lëvizjet e saj janë tejet provokuese në klipin e “Work, Work, Work” duket se kjo e fundit ka shfaqur një anë tjetër të saj, që mediat e kanë marrë vesh dhe po përpiqen ta hapin lajmin kudo.

Këngëtarja që provokon me “Work, Work, Work” duket se e do vërtet punën dhe shkollimin. Kjo e fundit e ka shprehur pasionin për dijen dhe arritjet akademike duke ndërmarrë iniciativën për të krijuar një program bursash për nxënës nga Brazili, Kuba, Haiti, Gana dhe Xhamajka. Bursat do të variojnë nga 5,000 dollarë deri në 50,000 dollarë për më të spikaturit. Shkollat e përfituara prej bursave janë nga më të njohurat në Amerikë.

“Të kem mundësinë të jap sado pak për edukimin e atyre fëmijëve që nuk kanë mundësi ta bëjnë diçka të tillë për mua është një nder i madh. Jam e sigurt që këta fëmijë e meritojnë dhe jam akoma më shumë e lumtur që po mundem të ndihmoj tani disa prej atyre që do të zhvillojnë vendin tonë në të ardhmen…”, – është shprehur vetë Rihanna lidhur me këtë projekt.

Mesa duket, kuptimi i vërtetë i klipit aq të komentuar nuk është ashtu siç e kishim menduar të gjithë.

 

Komento
Shperndaje