Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ky është kulmi kuriozitetit: Këta janë 5 artistët të cilët nuk i tregojnë publikut fytyrën e tyre!

Ky është kulmi kuriozitetit: Këta janë 5 artistët të cilët nuk i tregojnë publikut fytyrën e tyre!
August 18
22:39 2018

Në tregun e sotëm muzikor, sidomos atij të huaj, përvec zërit apo aftësisë për të luajtur ndonjë instrument rëndësi të madhe ka marrë dhe paraqitja. Një artist i cili dëshiron të jetë i parapëlqyeri i publikut duhet të ndjekë trendet më të fundit, të kurojë pamjen e tij deri në detaj dhe të gjitha këto ti përshtasë në një videoklip shumë të shtrenjtë. Por nga ana tjetër ka dhe nga ata artistë të cilët përgjatë viteve por dhe në kohën që flasim ja kanë dalë të jenë të preferuar pavarsisht se kanë zgjedhur të mos e tregojnë fytyrën apo identitetin e tyre, duke thyer rregullat e duke i dhënë publikut një gjë që shumica e këngëtarëve nuk e ofrojnë dot: misterin. Dhe jo nuk po flasim për artistë të vegjël apo të panjohur por për emra të mëdhenj të cilët kanë arsye të ndryshme pse duan të mbesin të panjohur por gjithsesi ja kanë arritur qëllimit të tyre të përbashkët, të vlerësohen për muzikën që bëjnë. Këta janë top 5 artistët të cilët nuk i tregojnë fansave fytyrën e tyre, të paktën jo dhe aq shpesh:

1.Daft Punk


Dyshja e dj-ve të cilët kanë qenë “vërdallë” që në vitet 90` me shumë mundësi janë dhe më të famshmit kur vjen puna për tu maskuar. Performancat e tyre të muzikës elektronike me maskat e robotëve dhe dorezat shkëlqyese i kemi parë gjithandej dhe mesa duket ideja e tyre për të fshehur identitetin e cila fillimihst ka nisur thjeshtë se ishin të turpshëm, pastaj se nuk dëshironin që muzika të përfshihej në jetën e tyre personale, epo ka qenë gjeniale. Kur mendon Daft Punk menjëherë të vijnë në mendje dy robotët, e dyshja Manuel de Homen-Christo dhe Thomas Bangalter vërtetë ja kanë dalë të vlerësohen për hitet që sjellin, ju kujtojmë “Get Lucky” në bashkëpunim me Pharrel Williams.

2.Sia


Këngëtarja me një nga zërat më të fuqishëm në botë dhe me paruken e saj karakteristike e cila i fsheh pothuasje gjithë fytyrën, ne fakt në fillimet e karrierës nuk i ka fshehur asgjë publikut por në vazhdim, kur u bë dhe më e famshme vendosi që përvec hiteve të njëpasnjëshme të sjellë atë që mungonte, misterin. Tani dhe në daljet publike, dhe në intervista Sia del gjithmonë e maskuar, ndërsa për performancat e videoklipeve ka zgjedhur të përdorë balerina apo modele të ndryshme të cilat përgjithësisht duken njejtë si ajo. Duke parë sukesin e bashkëpunimeve të saj dhe cmimet që ka fituar, Sia me siguri është shumë e lumtur që ka zgjedhur të na paraqesë vetëm zërin dhe të mos shqetësohemi për pjesën tjetër.

3.Gorrillaz


Grupi i famshëm i muzikës pop, elektronike, rap, reggae apo cdo lloj muzike që njihni ndryshe nga të tjerët në listën tonë nuk përdor maska, as nuk fshihen kur janë në skenë, por përdorin karaktere dixhitale të animuara që tashmë njihen si: 2D, Murdoc Niccals, Noodle dhe Russel Hobbs. Emrat e vërtetë të themeluesve të bandës janë: Damos Albarn dhe Jamie Hewlett dhe gjithcka filloi kur ishin duke ndjekur MTV në vitin 1998 dhe u lodhën duke parë sjelljet dhe cinizmin e artistëve në qarkullim e kështu vendosën ti japin dicka ndryshe industrisë, një grup të animuar. Sukseset për ta kanë qenë të mëdha, sidomos gjatë viteve 2000`, kujtojmë hitin “Clint Eastwood” dhe koncertet e tyre në të cilat përdorin po personazhet e animuara përshkruhen si një eveniment që duhet ta ndjekësh një herë në jetë.

4.Kiss


Një tjetër grup ndodhet në listën tonë, po kësaj rradhe i muzikës rrok. Prapa maskave të cilat janë më shumë si eksperimente make up-i të frymëzuara nga bandat e teatrit si New York Dolls, qëndron një histori që përfshin secilin nga antarët e Kiss. Identitetet e vërteta të tyre janë: Paul Stanley, Gene Simmons, Ace Frehley dhe Peter Criss dhe secili prej tyre përfaqëson një nga anëtarët e bandës, i maskuar na bazë të karakterit personal të gjithësecilit. “Starchild” përfaqëson romantikun e dëshpëruar, “Demon” është ciniku me sensin e zi të humorit, “Space Ace” është emri që Frehley i ka vënë personazhit të vetë bazuar në dashurinë e tij për shkencën dhe “The Catman” është personazhi i Criss, i cili besonte se kishte 9 jetë kur ishte më i vogël. Padyshim hiti i tyre më i madh është “I was made for loving you” dhe janë shumë të suksesshëm edhe sot packa se muzika rrok po përjeton krizën e vet më të madhe.

5.Marshmello


Një tjetër dj i listës tonë, i cili është më i ri në tregun muzikor në krahasim me të sipërpërmendurit, është gjithashtu ai për të cilin ka më shumë dyshime në lidhje me identitetin e vërtetë. Provat e ndryshme dhe më së shumti revista Forbes pretendojnë se emri i vërtetë i artistit është Christopher Comstock por nuk kanë qenë të pakta herët kur dj të tjerë janë hequr si Marshmello në skenë, përmendim këtu Tieston, duke ngatërruar publikun dhe fansat e dj-it. Mendohet se arsyeja pse ai zgjodhi të vendosë maskën e famshme është sepse ai ishte i njohur më parë si Dotcom dhe donte të ndryshonte stilin e tij të muzikës, gjithashtu sepse donte të fitonte më shumë vëmendje dhe të niste një “brand” të tijin. Marshmello aktuallisht performon në të gjithë botën dhe ka bashkëpunime me super artistë si Anne Marie, Selena Gomez, Khalid apo Logic duke qenë kështu një nga të preferuarit e momentit.
E ndërsa për këta artistë fshehja e identitetit ka rezultuar një eksperiment i suksesshëm ka dhe të tjerë të cilët nuk kanë arritur atë që prisnin kur kanë provuar të njejtën gjë, duke na lënë të kuptojmë se nuk është dhe aq e thjeshtë dhe ndoshta duhet dhe pak fat përvec muzikës së mirë dhe fansave besnikë.

Share