Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky detaj i zbuluar pa dashje shton aludimet se Tuna dhe Patris do të bëhen prindër!

Ky detaj i zbuluar pa dashje shton aludimet se Tuna dhe Patris do të bëhen prindër!
October 31
10:18 2016

Është përfolur gjatë në portale fakti se këngëtarja Tuna është në pritje të ëmbël. Fillimisht u tregua se në fakt ajo është shtatzënë me ish-të dashurin e saj, reperin Cozman, por këto lajme duket se u përgënjeshtruan nga miq të Cozman që janë pjesë e labelit “Babastars”.

Tani të gjitha dyshimet janë përqendruar te Patris Berisha, i dashuri i ri i Tunës. Edhe pse çifti asnjëherë nuk ka dalë në publik për të treguar se do të bëhen prindër, disa detaje na bëjnë të dyshojmë edhe më tepër.

Portali “Prive” ka publikuar një fotografi ku Patris Berisha shihet në shoqërinë e një mikut të tij. Ky i fundit, përbri fotos, ka shkruar: “Po shtohet mëhalla”, detaj ky që mund të lidhet me faktin se “lagjja” mund të ketë një pjesëtar të ri, pra fëmijën e Tunës dhe Patrisit.

Megjithatë, derisa njëri prej tyre ta pranojë publikisht na mbetet vetëm të aludojmë edhe nëpërmjet këtyre detajeve të vogla që shohim në rrjete sociale.

patris

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje