Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky detaj bën bashkë dy ish-të dashurit e Dafinës, por asaj nuk ia ndjen për asnjërin

Ky detaj bën bashkë dy ish-të dashurit e Dafinës, por asaj nuk ia ndjen për asnjërin
July 10
21:12 2017

Ditën e sotme ka festuar 31-vjetorin e tij të lindjes reperi i njohur Ledri Vula. I gjithë Instagrami është mbushur sot me urime nga fansat dhe kolegët por vetëm prej njërës, deri tani, nuk pamë asnjë fjalë të shkruar. Dafina Zeqiri këtë vit nuk e ka uruar ish- të dashurin e saj me të cilin ka përjetuar një histori të thellë dashurie  që bëri bujë në media dhe theu shumë zemra fansash kur gjithçka mori fund.

Sot gjithashtu  ka ditëlindjen një tjetër person që ka lënë gjurmë në jetën e Dafinës. Bëhet fjalë për Krenar Cocaj, ish-i dashuri i këngëtares së njohur, i cili aktualisht është në një lidhje me Luana Vjollcën. Krenarin e njohim të gjithë si të dashurin e parë publik të Dafina Zeqirit. Pas ndarjes nga Krenari, Dafinën e pamë në krahët e Ledrit. Duket se këngëtarja nuk ka qenë e vetmja që mund t’i ketë bërë bashkë këta dy emra, por edhe ditëlindja e tyre.

Dy meshkuj, të lindur në të njëjtën ditë dhe që kanë pasur të njëjtën të dashur! Definitivisht Dafina këtë ditë e ka festuar më parë, njëherë për njërin e herë për tjetrin, por duket se tani nuk ia ndjen për asnjërin prej tyre. Këngëtarja nuk ka uruar madje as Ledrin, me të cilin kanë mbetur shokë të mirë pavarësisht gjithçkaje./Blitz.al/

Komento
Shperndaje