Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ky aktor do të prezantojë edicionin e dytë të “Tu Si Que Vales”

October 14
13:34 2016

 

florian-agalliu

Në ekranin e Vizion Plus së shpejti do të nisë edicioni i dytë i spektaklit “Tu Si Que Vales”. Vitin e kaluar, ky emision është drejtuar nga gazetari Drini Zeqo. Por këtë vit, me nisjen e transmetimeve në fund të muajit tetor, ky spektakël do të moderohet nga aktori Florian Agalliu. Mendohet se Agalliu nuk do të jetë i vetëm në moderim, pasi do të shoqërohet edhe nga një partnere seksi, emri i së cilës nuk është zbuluar ende. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori dhe moderatori në faqen e tij të Instagram.

“Tu Si que Vales” së shpejti. Tashmë do të shihemi më shpesh bashkë! Më e pakta do të jetë çdo javë në Vizion Plus në show-n e talenteve. Faleminderit produksionit për besimin!”- shkruan Flori në Instagram.

Agalliu ka qenë edhe më herët pjesë e këtij televizioni si moderator i “Bland Taste”.  Juria e “Tu Si Que Vales” do të përbëhet nga Agron Llakaj, Holta Dulaku, Vikena Kamenica dhe Kastriot Çaushi./Blitz.al/

Shperndaje