Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush tha që ëndrrat nuk bëhen realitet? Alketa Vejsiu pas 25 vitesh takon idhullin e saj të fëmijërisë

Kush tha që ëndrrat nuk bëhen realitet? Alketa Vejsiu pas 25 vitesh takon idhullin e saj të fëmijërisë
February 14
11:04 2019

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të njohura të vendit tonë, e cila prej vitesh është bërë fytyra e disa prej emisioneve më të suksesshme të ekraneve shqiptare. Shpesh herë ajo ka rrëfyer se frymëzimin më të madh e ka nga televizioni italiane dhe modelet që ka ndjekur apo e kanë frymëzuar janë shumica moderatore apo yje të vendit përtej Adriatikut.

Pikërisht për këtë gjë ajo ka shkruar pak minuta më parë në Instagram, ku me anë të disa fotove e videove ka treguar se ka ndjekur nga afër dhe ka takuar Lorella Cuccarini-n, balerinën dhe moderatoren e famshme italiane.

Në lidhje me imazhin dhe frymëzimin që ka marrë nga Cuccarini, Alketa ka ndarë dhe një histori bashkangjitur me këtë postim: “ 25 vite më parë i kërkova një gazetarje të televizionit publik shqiptar të më intervistonte sepse një ditë do të isha e famshme. I fola për idenë që kur të rritesha doja të bëhesha si Cuccarini! Duke parë televizionin Italian, adhuroja në të faktin që ishte bionde, që këndonte, që kërcente, që ishte elokuente dhe inteligjente si askush tjetër, ishte një grua që Italia e donte sepse jo vetëm ishte e bukur, por shumë e zonja!”

 

Gjithashtu ajo tregon se që në atë kohë Cuccarini i kishte mbetur në mendje si një model për tu ndjekur, madje sa më shumë imitonte Ambra Angolini-n, aq më shumë donte të bëhej si Lorella. 25 vite pas intervistës, Alketa e ka takuar frymëzimin e saj ose siç e quan ajo, simbolin e një fëmijerie plot me ëndrra. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje