Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kush je ti?!”, – Gjiko dhe Lumi B sjellin “diss”-in e tyre më të ri… për Blunt dhe Real1?

“Kush je ti?!”, – Gjiko dhe Lumi B sjellin “diss”-in e tyre më të ri… për Blunt dhe Real1?
May 27
15:15 2018

Dy prej reperave më në zë të momentit, Gjiko dhe Lumi B kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri, të titulluar “Kush je ti?”.

Ashtu siç mund të kuptohet edhe nga titulli, kënga duke se është një përgjigje për të gjitha fjalët, titujt apo ofendimet që kanë qarkulluar së fundmi ndaj tyre apo labelit të tyre, Redbox.

Edhe pse ngjarja në klip trajtohet si një ditë normale në kartelat e drogës, mjaft analogji mund t’i gjejmë edhe në marrëdhënien e acaruar që kryesisht Gjiko ka pasur me dy reperat e tjerë, Real1 dhe Dj Blunt.

Nuk e dimë nëse krisja e marrëdhënieve mes dy palëve do të ngjitet ndonjëherë, por le të shijojmë këngën e klipin e dy djemve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje