Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush janë “engjëjt” e këngëtarëve shqiptarë…

Kush janë “engjëjt” e këngëtarëve shqiptarë…
June 29
16:58 2016

Fjala “engjëll” mund të quhet ndër më të përdorurat, sidomos në një lidhje dashurore. E dëgjojmë shpesh si një thirrje ndaj një personi të dashur, si një fjalë që identifikon paqen e mirësinë dhe padyshim që e gjejmë në shumë tekste këngësh. Nuk është e vështirë të zbulosh “engjëjt” e këngëtarëve shqiptarë pasi realisht nga kjo fjalë janë krijuar këngë të cilat pëlqehen dhe dëgjohen nga publiku.

  1. Besoj se të gjithë e mbani mend “Engjëjt vrasin njëlloj” të Besa Kokëdhimës në “Top Fest 5”, që ishte kënga fituese e atij edicioni.


2.  Dedikimi “Engjëlli im”  i Xhensila Myrtezajt për të fejuarin e saj është një nga këngët më të bukura të këngëtares, që u bë identifikuese edhe për shumë çifte të tjera.

3. Edhe pse në fillimet e karrirës,“Engjëjt qajnë” e Argjentina Ramosaj ishte një nga këngët më të bukura të  festivalit “Kënga Magjike 2010”.

4. Mentor Haziri, anëtari i grupit “Kthjellu”, me “Ti je një engjëll” tregoi një anë tjetër të tijën në muzikë tek shfaqej në “luftë” mes dy femrave.

5. Bashkëpunimi i Stine ft Rudi dhe GBMC ishte një ndër këngët më të pëlqyera të “Këngës Magjike” në vitin 2012.

6.Kantautori Pirro Çako, ndryshe nga të tjerët, vë përballë engjëllin dhe djallin duke e sjellë fabulën me anë të një klipi interesant.

7. Sigi Bistri, një nga zërat e dalë nga talent show “The Voice of Albania” konkurroi me këngën “Engjëll i lirë” në Festivalin e 54-t të Këngës në RTSH.

8. Zëri i ëmbël i Mimoza Paravelit, këngëtares së serenatave korçare, është i duhuri për një këngë kaq engjëllore.

Shperndaje