Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush i futi në sherr Klajdin dhe Brunon?

Kush i futi në sherr Klajdin dhe Brunon?
November 19
14:52 2016

Prej shumë kohësh, Klajdi dhe Bruno, përveçse janë pjesë e label-it “Threedots”, janë edhe miq me njëri-tjetrin.

Këtë javë, këngëtarët kanë qenë të ftuar në rubrikën “Sfidë” në emisionin “Thumb”.

Gazetaret Aulona dhe Fatma kanë qenë shkaktare të “sherrit” midis tyre.  Ata janë ndarë në grupe: Klajdi me Aulonën dhe Bruno me Fatmën dhe duket se aty ka filluar edhe konkurrenca me njëri-tjetrin.

Klajdi dhe Bruno në “luftë” se kush do ta fitonte këtë garë. Për të zbuluar se për çfarë sfide bëhet fjalë dhe si shkoi “sherri” midis tyre, ndiqni “Thumb”, në orën 20:05 në Top Channel./Blitz.al/

Komento
Shperndaje