Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush i fiksoi vëllezërit Prifti?

Kush i fiksoi vëllezërit Prifti?
December 01
17:22 2016

Vëllezërit Stefi dhe Endri Prifti duket se nuk ndahen dot nga festivali “Kënga Magjike”. Ata kanë qenë pjesëmarrës vitet e fundit me hitet e tyre, si “Mamën ti mos e gënje”, “Jepe, jepe”, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku.

Por dy këngëtarët e dashur korçarë do të ngjiten përsëri në skenën e KM edhe në këtë edicion të ri të tij. Ka qenë këngëtari Valon Shehu ai që ka postuar një foto me Stefi dhe Endri Priftin, si dhe me këngëtarin Aurel Thellimi, duke paralajmëruar daljen e tyre në programin “E diela shqiptare”.

“Ata ishin 4…por edhe sa do bëhen… nuk dihet… Na ndiqni të dielën në “Kënga Magjike””,- shkruan Valoni në profilin e tij në Facebook./Blitz.al

15327297_10211735846257341_8818187276080962432_n-1

 

Komento
Shperndaje