Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush është Queen-i i Instagramit tani? Enca arrin 2 milion followers dhe ka një mesazh për ndjekësit e saj!

Kush është Queen-i i Instagramit tani? Enca arrin 2 milion followers dhe ka një mesazh për ndjekësit e saj!
February 12
12:39 2019

Pak kohë më parë mes personazheve të njohur ka patur një luftë në Instagram se kush do të arrinte i pari 1 milion folloëers. Por tashmë që shumë prej tyre e arritën duket se Enca sapo nisi sërish këtë “luftë”. Ajo është personazhi i parë publik në Shqipëri që arriti plot 2 milion followers në Instagram dhe nisur nga kjo ka bërë disa postime në Instagram.

Fillimisht Enca ka shkruajtur: “Shikoni kush është artistja e parë me 2 milion ndjekës në Instagram”. Dhe pasi ka postuar faqen e saj ka dhënë një mesazh për të gjithë ndjekësit, ku duket se këngëtarja e “Baladë” i ka qëllimet e qarta.

“Një ditë ndoshta do të kem 20 milion ndjeës dhe ju djema që më ndiqni mua tani do të mendoni: “yeee e njoh atë që kur kishte 2 milion”. Disa njerëz këtu më njohin dhe më suportojnë që kur unë kisha 50 mijë apo diçka e tillë. Faleminderit shumë”.

Enca sapo arriti një numër të majmë të ndjekësve në Instagram, tani le të shohim se radha e kujt artisti është që të thyejë rekordin e saj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje