Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush është kandidati kryesor për rolin e James Bond?

Kush është kandidati kryesor për rolin e James Bond?
May 31
19:47 2016

Regjisori i “James Bond”, Sam Mendes, ka folur mbi disa spekulime për sa i përket të ardhmes dhe ekskluzivitetit për rolin e Bond-it.  Për më shumë se një vit është folur për këtë rol dhe ndër nominimet e para ka qenë emri i Idris Elba-s, por sipas spekulimeve të fundit flitet që atë rol do ta marrë Tom Hiddleston.

Por Sam Mendes ka thënë se asgjë nuk është e vendosur përfundimisht dhe se kush do të marrë rolin e Bond vendoset nga Barbara Brokoli.  Tom Hiddleston ka pasur një takim me Barbara-n, por për momentin nuk është vendosur asgjë.  Sam konfirmon se nuk do të kthehet përsëri për filmin e ri, pasi është koha që atë ta bëjë dikush tjetër.

Etiketimet
Shperndaje