Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush e zbuloi lidhjen e Dafina Zeqirit?

Kush e zbuloi lidhjen e Dafina Zeqirit?
September 08
14:55 2016

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka zbuluar një detaj shumë interesant rreth jetës së saj nëpërmjet disa videove që ka postuar në “InstaStory”. Fillimisht Duffy ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente gazmore, ku ajo shihet në shoqërinë e miqve.

Aty ndodhej edhe shoqja e saj e ngushtë, të cilën Duffy edhe e ka prezantuar. “Për të gjithë atë që nuk e dinë, kjo është shoqja ime e ngushtë. E çmendur dhe super e bukur!” – ka thënë ajo.

Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu se ka qenë pikërisht mikja e saj më e mirë që ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë. “Ajo ka zbuluar lidhjen me të dashurin tim, sepse ka bërë publike foto tonat në llogarinë e saj në Instagram…” – ka treguar Dafina për të gjithë ndjekësit e saj. /Blitz.al/

Dafina Zeqiri - InstaStory

Komento
Shperndaje