Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush e ndjek Çiljetën në çdo koncert?

Kush e ndjek  Çiljetën në çdo koncert?
May 14
17:01 2016

Fansat e Çiljetës padyshim që janë të shumtë në numër dhe variojnë në mosha të ndryshme. Por a e njihni fansin e saj më të vogël, që tashmë ka filluar i shkon pas edhe nëpër koncerte? Jemi duke folur për Fernandon, djalin e saj, i cili ka zgjedhur mos t’i ndahet mamit të tij as në koncerte. Në një video në Instagram, këngëtarja ka treguar se në koncertin e saj në Cërrik një ditë më parë ka qenë prezent edhe i biri. Fernando shfaqet në duart e menaxherit të Çilit, Xhani Demika, i cili në këtë rast ka bërë dhe rolin e dados. Vogëlushi ka përshëndetur me dorë të gjithë fansat dhe menjëherë e ka kthyer vëmendjen tek e ëma e tij, e cili po performonte këngën “Big booty” në sfondin e videos së postuar.

“Ka lezet kshu! Vjen çuni shef mamin nëpër koncerte. Lum si unë! Xhani Demika, përveçse menaxher, je edhe super babysitter”, – ka shkruar Çili bashkangjitur videos.

Komento
Shperndaje