Kush e katandisi Miley-n kështu?
April 05
16:01
2016
Këngëtarja e famshme, Miley Cyrus, ka postuar në rrjetet sociale disa foto të sajat me shenja të gërvishturash dhe të çarash, gjë që ka shqetësuar fansat e saj.
Në foton e parë, Miley sapo ka dalë nga dushi dhe është me të çara në fytyrë, kurse në të dytën ajo ka treguar krahun e saj të çarë disa herë. “Albumi” është mbyllur me një foto ku tregohet koka e saj me flokë të gjakosur.
Ndoshta u shqetësuat edhe ju, por qetësohuni! “E dreqosur nga një mace! Dreq!” – ka treguar ajo për fansat e saj në Instagram. Pra, është macja ajo që e katandisi këngëtaren e “Wrecking Ball”. Por se cila mace nuk dihet. Sepse Miley ka katër mace: Harlem, Shanti Om Bb, Kiki dhe LiLo.