Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush e ka marrë zemrën e Samanta Karavellës?

Kush e ka marrë zemrën e Samanta Karavellës?
October 22
22:44 2016

 

Samanta Karavella është rikthyer sërish në tregun muzikor shqiptar me një tjetër këngë dhe bëhet fjalë për “Si ai”.

Klipi është publikuar pasditen e sotme dhe nëse keni një person  që ju ka “marrë” zemrën, tashmë keni një këngë më shumë për t’ia dedikuar. “Si ai” është një këngë që i dedikohet “Atij”, i cili për ne është panjohur, por që ka një vend të veçantë në zemrën e këngëtares. Ritmet reggae bëjnë që kënga të mos jetë një tjetër këngë melankolike e ditëve të zymta të vjeshtës, sic jemi mësuar të dëgjojmë zakonisht në këtë stinë.

Nga ana tjetër klipi tregon një Samanta sa sensuale, aq edhe seksi me format e saj. Prandaj, nëse akoma nuk e keni parë “Si ai”, bëni mirë të klikoni videon mëposhtë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje