Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kush e ka lënduar Ylli Limanin?

Kush e ka lënduar Ylli Limanin?
December 12
12:40 2019

Tani që t’ju sqarojmë që në fillim, nuk është se kemi ndonjë informacion se kush e ka lënduar, as Ylli vetë nuk ka thënë gjë. Madje madje, nëse do shihnim profilin e tij në Instagram, që e ka me 3 “l” meqë ra fjala, ai duket shumë I qeshur dhe në rregull.

Por gjithsesi nuk mund të mos mendojmë që Yllin dikush e ka lënduar, ndoshta në të kaluarën, ndoshta rishtazi, nuk e dimë, por meqë nga krijmtaria mund ta dallosh një artist, dhe Ylli në këngët e tij vetëm vuan, epo llogaritë bëjini vetë.

Thënë kjo, ju mund të thoni që si shumë këngëtarë, ai mund të krijojë dhe të këndojë për publikun, pra për që ata që ndahen, që zhgënjehen apo vuajnë nga dashuria. Ose mund dhe të thoni që këngët e ndarjeve shesinn më shumë, ”ju” çfarë nuk thoni d.m.th. E vërtetë, megjithatë kjo do ishte e vlefshme nëse disa nga këngët do ishin të tilla, jo si në rastin në fjalë, që të githa flasin për një ndarje, që ka ndodhur, që po ndodh, që do të ndodhë, pra që mundësisht i ka ngjarë vetë Yllit.

Për këtë artikull u frymëzova nga fakti që në radio po dëgjoja këngën më të re të tij, që është kjo:

 

View this post on Instagram

 

Out now: #skimempa ❤️ lyric video

A post shared by Yll Limani (@ylllimani) on Nov 18, 2019 at 1:42pm PST

Dhe literalisht fraza e parë është “S’kish ma t’fortë se zemra e njerit, pi durojke njëmijë plagë” dhe refrenin e ka “S’ki me m’pa”. Pra sërish, lidhjen bëjeni vetë se në çfarë atmosfere të fut. Ndërkohë kënga paraardhëse e Yllit është “Pse je me to”, që flet për dikë që është në një lidhje me dikë tjetër dhe ai e pyet se përse është me atë dhe jo me mua, sepse të dua më shumë. Pra i këndon një dashurie të pamundur.

 

View this post on Instagram

 

Se shpirti (ayayay🥳) po m’dhem, Qe nuk je n’jeten tem…

A post shared by Yll Limani (@ylllimani) on Aug 25, 2019 at 9:25am PDT

Vazhdojmë, edhe pse “Nuk po kalojka”, një nga këngët e këtij vitit të tij është ritmike, teksti sërish fillon me frazën “Unë nuk jam mirë…”, pra që ta jep mood-in që në fillim se për çfarë do flasë dhe tema kryesore e këngës është rreth faktit që Ylli ka ne zemër dikë që në zemër ka dikë tjetër dhe dashnia për të nuk kalon.

 

View this post on Instagram

 

OUT NOW: #NukPoKalojka link in bio 💃

A post shared by Yll Limani (@ylllimani) on Jul 8, 2019 at 5:17am PDT

Në këngët e fillim vitit 2019 dhe të 2018-ës, ai ka këngë si “Harrom”, pra që i thotë dikujt që ta harrojë dashurinë e tij, “Vaj” që i drejtohet atij që e dëgjon me fjalët “Edhe zemrën ty kan me ta thy njejt si mu”, e qartë si drita e diellit, “A ja ka vlejt”, që e ka refrenin “Kallxom a ja ka vlejt që ma nuk jena bashkë” etj etj etj.

Nëse do flasim për bashkëpunimet, marrim atë me Tunën, që e ka titullin “A don hala”, që siç e kuptoni është këngë për vuajtjen në dashuri, ose atë me Majk “Krejt t’i fala” e cila okay, është pak më shpresdhëdhënse për dahurinë se të tjerat, megjithatë drejtohet vazhdimisht pyetja “A do jesh me mua deri në fund”? kështu që…

Po deshët flasim dhe për këngët që atë e bën të famshëm si “Najher”, që është dhe një nga këngët  e dekadës që po  lemë pas, qartësisht është këngë ndarje, me lot, mall dhe kujtime, apo “Shiu” që flet dhe për larje mëkatesh në dashuri.

Pra siç mund ta kuptoni edhe ju tashmë si unë, Yllin dikush e ka lënduar, përderisa sa herë që krijon i vijnë në mend fjalët më të bukura për ndarjen apo zhgënjimin nga dashuria. Ai nëse do mund të na e thotë, nëse nuk do nuk ka problem, ajo që duam janë dy gjera.

Një që Ylli të vazhdojë të krijojë këngë të tilla, sepse ne si publik jemi egoist dhe i duam këngët e tij pavarësisht se ai rrëfen në to se sa i është thyer zemra dhe e dyta, seç u fol një bashkëpunim para ca kohësh me Flor Mumajesin. Ku është?…

/Blitz.al/

 

Share