Blitz

 Breaking News

Kush e bëri më mirë, Kylie Jenner dhe Stormi apo Jona Spahiu dhe Raiden?

Kush e bëri më mirë, Kylie Jenner dhe Stormi apo Jona Spahiu dhe Raiden?
December 27
10:41 2019

Koha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri është një periudhë e magjishme, e mbushur me drita, lutje dhe dhurata. Është gjithashtu koha kur dalin fotot më të bukura, sepse shtëpitë e njerëzve, rrugët dhe çdo vend ku mund të shkosh është i zbukuruar dhe bën një sfond shumë të mirë për foto të mundshme Instagrami.

Dhe duhet ta pranojmë, që fotot më interesante i bëjnë nënat e reja, të cilat mund të nxjerrin kartolina më të bukura të festave të fundvitit me të vegjlit e tyre, që kur marrin poza janë të paparashikueshëm. I tillë është dhe rasti i moderatores Jona Spahiu, e cila në përpjekje e sipër të bërë një foto me djalin e saj, Raiden, përpara pemës së Krishtlindjeve, arriti që të kapë momentin e mëposhtëm:

 

View this post on Instagram

 

Ja dhe perpjekja per foton e krishtlindjes alla #kyliejenner 😂

A post shared by Jona Spahiu (@jonaspahiuu) on Dec 26, 2019 at 8:55am PST

Siç shihet qartësisht Raiden nuk është fans i seteve fotografike, por do thjesht që të luajë, ndërkohë që mami Jona po e shijon pafund këtë çast. Dhe siç thotë vetë moderatorja, kjo ishte përpjekja për foton “alla KylieJenner”. Për ju që ende nuk e keni parë, rezultati duhet të ishte ky:

 

View this post on Instagram

 

Merry Christmas 🎁

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on Dec 25, 2019 at 12:52pm PST

Duket që Kylie dhe Stormi kanë bërë pafund prova që të kapin momentin perfekt. Gjithsesi, ju kush mendoni se e bëri më mirë kartolinën e Krishtlindjeve, Kylie dhe Stormi apo Jona dhe Raiden? Për ne fitues të qartë janë Jona dhe Raiden. /Blitz.al/

Share