Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush duket më bukur, Eneda apo Jonida?

Kush duket më bukur, Eneda apo Jonida?
June 26
21:30 2016

Jonida Maliqi dhe Eneda Tarifa kanë veshur të njëjtin fustan në momente të ndryshme. Jonida ka veshur fustanin që shikoni në foto për një set fotografik dhe e ka kombinuar me një palë sandale të kuqe. Për flokët mund të themi që i ka qëndruar një  look-u të shkujdesur. Këngëtarja shfaqet duke qëndruar në një pishinë dhe duke pozuar përpara aparatit.

Në anën tjetër, Eneida Tarifa ka veshur të njëjtin fustan gjatë eventit të “Top Music Awards 2016”. Eneida e ka kombinuar këtë fustan me sandale shumëngjyrëshe. Këngëtarja ka zgjedhur të sjellë në tapetin e kuq disa ngjyra të sezonit veror. Gjithashtu look-u i saj duket perfekt.

Secila ka menduar të përshtatë veshjen me aksesorë të ndryshëm dhe ta veshë për arsye të ndryshme. Ne ju pyesim: Cilës prej këngëtareve i shkon më shumë ky fustan dhe cila prej tyre e ka kombinuar më bukur?

 

Etiketimet
Shperndaje