Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur VIP-at bëjnë “xing”! Na vjen keq Lori, por Nora i ka veshur e para…

Kur VIP-at bëjnë “xing”! Na vjen keq Lori, por Nora i ka veshur e para…
August 20
17:52 2017

Ndodh shpesh që personazhet e njohura të bëjnë xing me veshjet e tyre. Madje kur themi personazhe të njohura flasim për të huaj dhe shqiptarë.

Por le të ngelemi pak te personazhet tona. Ju kujtohet besoj trendi i xhinseve të grisura te të pasmet, të cilat Nora Istrefi i ka veshur në klipin “Sa t’kom dasht”. Pasi i veshi këngëtarja këto xhinse u bënë mjaft të famshme. E pas saj një tjetër personazh që i ka veshur është pikërisht Lori Hoxha, e cila ka postuar një foto me to vetëm pak ditë më parë.

Nga kjo u bëmë kuriozë për të kontrolluar më tej në Instagram-in e vajzave dhe kuptuam se nuk bëhet fjalë vetëm për xhinset, por mesa duket ato paskan të njëjtat rroba banje.  Nora Istrefi i ka veshur rrobat e  banjës trup të bardha në 2015-n, ndërkohë që Lorit ia kemi parë gjatë pushimeve të këtij viti.

Gjithsesi mund të themi se kjo është diçka që ndodh shpesh me shumë personazhe, megjithatë të dyja vajzave u shkojnë shumë këto veshje dhe duken mjaft bukur./Blitz.al/

Shperndaje