Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur vetëm dashuria nuk mjafton! Ndahen Drake dhe Rihanna, reperi nis një lidhje të re?

Kur vetëm dashuria nuk mjafton! Ndahen Drake dhe Rihanna, reperi nis një lidhje të re?
October 11
10:36 2016

Edhe pse e gjithë bota u surprizua nga marrëdhënia e Rihanna-s dhe Drake, duke menduar se kjo është një nga dashuritë më të bukura të showbiz-it, duket se nuk ka zgjatur shumë pasi sipas “E Online” këta të fundit janë ndarë dhe Drake ka nisur një lidhje të re.

Edhe pse në muajin gusht, Drake i shprehu dashurinë Rihanna-s në “MTV Music Awards”, një burim thotë se dashuria e tyre ishte e madhe por për një arsye ose tjetër ishte e pamundur. Të dy këngëtarët janë duke dalë me persona të tjerë për momentin.

Thuhet se Drake ka nisur një marrëdhënie dashurie me një vajzë të njohur në Instagram si “India Love”, emri i së cilës është India Westbrooks.

394af35700000578-0-image-a-17_1476146623250

Gjëja më interesante në këtë histori është se si India Love, ashtu edhe Rihanna kanë qenë lidhur me të njëjtin mashkull më parë, basketbollistin Cliff Dixon. /Blitz.al/

Shperndaje