Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur të ngec disku…

Kur të ngec disku…
July 06
15:56 2016

Nëse je ndër artistët që pëlqehet dhe ke dëshirë të godasësh në shenjë me këngën tënde duhet të kesh diçka të veçantë në të, përveç videoklipit. Fillimisht të duhet një tekst në të cilin të ketë të paktën një fjalë apo fjali që publikut t’i fiksohet menjëherë, dhe të përmendet apo këndohet kudo.

Nëse i referohemi tekstit të këngëve, kohët e fundit është vënë re se përsëritja më shumë se njëherë e të njëjtës fjalë brenda pak sekondash është kthyer në një trend. Besojmë se të gjithë e keni dëgjuar bashkëpunimin e Ghetto Geasy dhe Majk “Ajo”, në të cilën reperi përsërit “t’lagi me shampanjë”. Kjo nuk është e vetmja pasi sërish pak kohë më parë me “Sjena mo” ata kënduan një refren të tërë. Sigurisht që përveç titullit në “Po t’shoh përmas” të gjithë do të mbajnë mend “Agon Amigën”, i cili i këndonte emrit të tij pa pushim. Elvana Gjata ka “puthur” pa pushim duke numëruar 1,2,3, ndërkohë që në klipin e fundit duket se i ka pëlqyer shumë të jetë “psycho”. Nora Istrefi i këndoi pa fund “papakut”, të cilit më herët i tha “S’ki me ik”, ndërkohë që Enca i “çmendi” të gjithë me “a po t’pëlqen”. Disku diku kapi edhe për Noizy-n në klipin e fundit “Pa mu” e jashtë këtij “ngërçi” në tekst nuk ngeli as Young Zerka, jo në një, por dy videoklipe. Skivit i duhej një shprehje “Undercover”, sidomos kur këndon mes dy femrash, ndërsa qershia mbi tortë ishte një imitim i Getinjos në Tony Montana.

Ndiqni në vijim një kolazh të këtyre artistëve, të cilët kanë prodhuar hite, por diku “u ka ngecur disku”.

Shperndaje