Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur Rudina Xhungën e hoqën nga puna, Vera Grabocka bëri këtë gjest fisnik!

Kur Rudina Xhungën e hoqën nga puna, Vera Grabocka bëri këtë gjest fisnik!
July 17
20:10 2019

Rudina Xhunga së fundmi në një intervistë për “My Living”  ka zbuluar një histori mjaft interesante mes saj dhe regjisores së njohur Vera Grabocka. Vera dhe Rudina njihen prej vitesh dhe ruajnë një miqësi të dyanshme. Por raporti mes tyre është forcuar shumv për shkak të një ngjrjeje në të kaluarën në të cilën Vera duket se e ka “shpëtuar” Rudinën.

“E kam takuar shumë hershëm, qëkur isha gazetare kulture te Koha Jonë, te Aleanca. Vera më mësoi A-në e profesionit, që ti mund ta dish, por dikush duhet të ta thotë. Ca gjëra ti i di, por pa t’i vënë dikush në dukje është pak më e vështirë. Më thanë një moment që unë po bëja një shkrim me shumë pasion që nuk më përkiste. ‘Përse nxjerr me duart e tua gënjeshtrat e të tjerëve,’ më tha. ‘Mos e bëj kurrë, je shumë e talentuar. Pse e d.j.e.g veten?’., ka thënë Rudina teksa ka zbuluar se ajo është pushuar nga puna, por që regjisorja e njohur i erdhi në ndihmë për ta rifituar sërish.

“Pastaj në një moment tjetër, nuk e harroj kurrë, ai ka qenë një moment shumë i vështirë. Mbaj mend që pata një problem në punë dhe më hoqën nga puna. Punoja te një revistë. Më hoqi nga puna kryeredaktori i revistës për një shkrim që duhet të dorëzoja për Verën. Ajo erdhi me mua, mori me vete Timon, shkuan te Aleksandër Frangaj dhe i thanë: ‘Rudina nuk e ka fajin, e kemi ne’. Që atëherë i jam mirënjohëse.”, – ka treguar Rudina.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje