Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur për hir të profesionit të duhet të përballesh me ish-in, ja si kanë reaguar “Vip”-at shqiptarë

Kur për hir të profesionit të duhet të përballesh me ish-in, ja si kanë reaguar “Vip”-at shqiptarë
January 12
18:59 2019

Kur je një njeri me një profil privat, dhe jo i ekspozuar në jetën publike e ke shumë të lehtë të evitosh takimet me ish-in, mjafton të mos frekuentosh të njejtat ambiente.

Por, kur kemi të bëjmë me figura të njohura situata bëhet e vështirë, aq më tepër kur ata ndajnë të njëjtin profesion, e të njejtat evenimente artistike.

Më poshtë, po ju listojmë disa nga rastet kur ish-çiftet publikë shqiptarë kanë qenë të “detyruar” të përballen me njëri-tjetrin për shkak të punës/profesionit.

Soni  Malaj dhe Flori Mumajesi

Mund të themi pa frikë që kjo ka qenë përballja më e diskutuar.

Ndërkohë që Soni ishte në pozicionin e anëtares së jurisë në “X Factor Albania 3” , Flori ishte i ftuari special i gjysmëfinales së  këtij spektakli.

Në mbështetje të Enxhi Nasufi-t, Flori realizoi edhe një duet me konkurenten, dhe le të themi që kënga ishte ajo që më së paku pritej.

Flori & Enxhi kishin përzgjedhur për të kënduar “Fluturimi 3470”, një hit i dikurshëm i kantautorit dhe Sonit, që identifikon edhe periudhën kur ata bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë.

Reagimi? Ndoshta edhe mund të ketë qenë një moment i sikletshëm për këngëtaren, ama ajo që publiku pa ishte thjesht një buzëqeshje nga Soni ndërkohë që ndiqte “live” performancën e ish-të dashurit. Ah, dhe duartrokitje, sigurisht.

 

Luana Vjollca Adrian Gaxha

Dy vjet pas ndarjes dhe zhurmës që bëri në publik ndarja e tyre, për Luanën kjo ishte e para herë që ndeshej publikisht me ish-in dhe aq më keq, ta ftonte atë në skenë. Kjo ndodhi në Summer Fest, spektakli veror që organizohej në atë kohë në Top Channel dhe ku prezantuese ishin motrat Vjollca.

Por, duket se Luana ia doli ta menaxhojë me zgjuarsi përballjen me ish-in në skenë duke ftuar edhe publikun të thërrasë bashkë me të emrin e këngëtarit: “Tani do të vijë ai që ka vendosur ta kallë kudo që shkon, ndaj të jeni të bindur se të gjithë ju do të ndizeni flakë sapo ai të vijë” – e ka nisur Luana ftesën për Gaxhën.

Në fund gjithçka përfundoi me një përqafim mes dy ish-ave dhe duhet ta pranojmë, këtë nuk e kishim parishikuar.

Rozana Radi – Mc Kresha

Lidhja e Rozanës dhe MC Kreshës u pranua publikisht në 2011-n tek “E diela shqiptare”, vit kur merrnin pjesë në “Kënga Magjike” me “Jabadabadu”-n.

Por, marrëdhënia mes tyre përfundoi dhe fati (kur ndan të njëjtin profesion) e deshi që pas disa vitesh ata të përballeshin sërish në të njëjtën skenë, por këtë herë si dy ish të dashur.

Dy ish-të dashur , konkurentë në të njëjtin festival. Padyshim kurioziteti për një përballje të mundshme mes tyre ishte i madh.

“Sapo u përshëndetëm. Ne as nuk jemi vrarë, as nuk jemi prerë. Ne kemi 6 vite të ndarë dhe unë bashkëjetoj me një njeri që e dua shumë. Kështu që i hëngsha dasmën Kreshës” – u shpeh Rozi në një intervistë për “Thumb” në prapaskenën e edicionit të 20-të të “Kënga Magjike”

 

Klaudia Pepa – Albi Nako

Klaudia Pepa dhe Albi Nako, e kanë pasur të pamundur të evitojnë një përballje mes tyre përsa kohë ndajnë të njëjtin profesion.

Balerina e njohur ishte bashkëprezantuese krah Ardit Gjebreas në edicionin e 20-të të Këngës Magjike, ndwrkohw Albi ishte koreografi i spektaklit.

Në një intervistë për emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës i cili iu dedikua krejtësisht spektaklit të “Kënga Magjike” Klaudia është pyetur nëse është shkëmbyer koridoreve me ish-bashkëshortin e saj Albi Nakon dhe a kanë folur me njëri tjetrin?

Ajo pa asnjë kompleks u përgjigj kështu: “Para ca ditësh ishte me grupin e baletit… me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi edhe Alba, e u treguan shumë të mirë, i putha i përqafova.”

Ok, kjo me siguri kjo ka qenë përballja më e sikletshme. Kur për hir të profesionit të duhet të takosh jo vetëm ish-të dashurin, por edhe të dashurën e ish të dashurit. Epo, të tre balerinë.

 

Ledri Vula, Dua Lipa

Lidhja e tyre është përfolur disa herë në media. Vite më parë mes reperet shqiptar Ledri Vula dhe këngëtares me origjinë shqiptare, tashmë të njohur në të gjithë botën Dua Lipa, ka pasur një romancë e cila mesa duket është mbyllur paqësisht.

Ledri dhe Dua performuan në festivalin “Sunny Hill” i cili u mbajt gjatë muajit gusht në Prishtinë, organizator i të cilit ishte babai i këngëtares, Dukagjin Lipa.

Madje, në disa video që qarkulluan më vonë shihet Ledri duke festuar me prindërit e Duas.

Duket që ka frymë amerikane ky rast.

Jo vetëm ndan të njejtën skenë me ish-in, po feston e argëtohesh edhe me prindërit e ish-it.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje