Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur nga produksionet fiton miq…

Kur nga produksionet fiton miq…
November 11
17:39 2016

Ata sigurisht që e njohin njëri-tjetrin në distancë, në evente të përbashkëta ku marrin pjesë, por nuk mund të cilësohen si miq të ngushtë. Por ja që ndodh të marrin pjesë në një kompeticion artistik dhe qëndrimi për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin i bën shumë miq. Kemi pasur shumë raste që kur nga produksionet e ndryshme televizive janë krijuar miqësi shumë të forta e të sinqerta. Ja disa prej tyre:

Adrola Dushi me balerinat e DWS, Isida Mollaymeri dhe Adela Lami

Pas pjesëmarrjes së modeles bukuroshe, Adrola Dushi, në “Dancing with the stars”, ajo u bë mike e ngushtë me dy balerinat, Isida Mollaymeri dhe Adela Lami. Ndonëse ajo është larguar për në SHBA, i ruan marrëdhëniet me dy balerinat e talentuara.

 

Isli Islami dhe Hueyda El Said

Programi “Në një javë” ishte ai që formoi një tjetër dyshe miqsh: moderatorin e “Wake Up” Isli Islami dhe showgirl-i shqiptar Hueyda El Said. Të dy u shpallën fitues të këtij programi, por nga ana tjetër fituan edhe “trofeun” e miqësisë.

Ilda Bejleri dhe Marjana Kondi

Nuk kanë as moshën, as profesionin të njëjtë, por janë shumë mikesha. Bëhet fjalë për gazetaren sportive Ilda Bejleri dhe aktoren e humorit Marjana Kondi. Të dyja kanë qenë protagoniste në edicionin e parë të “Dance with me”, Ilda dhe Marjana ruajnë miqësi të mirë mes tyre.

Afer#zjarrit#me#bukurite❤️ love u😍 @valbonaselimllari @marimadalen @zaimina_vasjari @rozana_radi @rezarta_skifteri

A photo posted by Digitalb&Supersport Albania (@ildabejleri) on

Enada Hoxha dhe Monika Lubonja

Njëra ishte koreografja e DWS, ndërsa tjetra njëra nga konkurrentet e këtij spektakli. Bëhet fjalë për balerinën Enada Hoxha dhe aktoren Monika Lubonja, që janë sot shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Ndonëse rrugëtimi i Monikës në këtë spektakël ishte i shkurtër, ajo fitoi një mikeshë shumë të mirë: balerinën Enada Hoxha.

Renato Mekolli dhe Laura Nezha

Edhe ata janë konkurrentë të DWM, por nga ana tjetër edhe miq shumë të mirë. Masterchef-i i njohur është shprehur se një nga konkurrentet që ka mike edhe pas spektaklit është këngëtarja dhe aktorja Laura Nezha. Nezha është partnerja e tij në kërcim.

Komento
Shperndaje