Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kur mungojnë dhe pak ditë nga nisja, zbulohen disa nga konkurentët e festivalit “Kënga Magjike”

Kur mungojnë dhe pak ditë nga nisja, zbulohen disa nga konkurentët e festivalit “Kënga Magjike”
September 13
09:43 2019

Në datën 22 të këtij muaji, që në kalendar është e diela e javës tjetër, do të nisë edicioni i 21-të i festivalit “Kënga Magjike”.

Që herët këtë vit është zbuluar se formati i festivalit të dashur për publikun shqiptar do të pësojë ndryshime, jo drastike, por siç i ka cilësuar Ardit Gjebra, të nevojshme. Për mënyrën se si do të ndryshojë votimi i këngëtarëve dhe performancat e tyre mund të klikoni këtu.

Ndërkohë një “detaj” tjetër që është zbuluar, është shoqëruesja në prezantim e Arditit, të paktën shoqëruesja e parë, dhe do të jetë Adrola Dushi. Ndërkohë përsa i përket pjesës më të rëndësishme të festivalit, këngëtarëve, 3 të parët që do të performojnë në datën e nisjes janë: Linda Halimi, e cila rikthehet pas shumë vitesh në skenën e “Kënga Magjike”, Rea Nuhu dhe Genti Deda.

 

View this post on Instagram

 

Konkurrentet BIG te javes se pare, ne daten 22 Shtator #kengamagjike2019 #javaepare #22Shtator #konkurrentetBIG

A post shared by Kënga Magjike (@kengamagjikeofficial) on

Gjithashtu mësohet se artistë të tjerë që do të marrin pjesë janë Anxhela Peristeri, Fifi, sepse çfarë kuptimi ka Kënga Magjike pa Fifin, Inis Neziri pas suksesit në festivalin ndërkombëtar dhe Ardit Çuni. Sipas “Lajmi.net” pjesmarrës do të jenë dhe Erik Lloshi, Anjeza Branka, një tjetër rikthim, dhe Orgesa Zaimi, e cila pas eksperiencës në jurinë e “New Artist” ngjitet në skenë. Të pakonfirmuar ende por si konkurentë të mundshëm të këtij edicioni janë Ylli Limani, më në fund, Endri dhe Stefi Prifiti, në kërkim të vendit të parë, Eneda Tarifa, Juliana Pasha dhe Flaka Krelani.

Deri tani lista duket e mbushur me këngëtarë që të kënduarin live e kanë pikë të fortë dhe nisur nga kjo, por edhe nga fakti që artistë të tjerë të rëndësishëm pritet t’i shtohen listën, “Kënga Magjike” e këtij viti nuk duhet humbur! /Blitz.al/

Share