Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur ministri është fans i yti… Era Istrefi, më lart se Justin Bieber

Kur ministri është fans i yti… Era Istrefi, më lart se Justin Bieber
April 23
18:12 2016

Era Istrefi është duke bërë hapa të mëdha në karrierën e saj muzikore.  Së fundmi, kënga e Erës, “Bon Bon”, është pozicionuar në vendin e 10-të në klasifikimin e MTV charts, duke lënë pas këngëtarë të njohur botërorë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka postuar një foto në Twitter ku tregon përkrahjen dhe krenarinë për këngëtaren Era Istrefi. Në foto ai ka shkruar: “Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi, këndon “Bon Bon” në gjuhën shqipe dhe është përpara këngëtarit Justin Bieber në klasifikimet e MTV charts”.

Fansa, miq, por edhe politikanë kanë mbështetur këngëtaren për synimet që po realizon dhe suksesin që po arrin.

Burimi: Indeksonline

 

peto

Komento
Etiketimet
Shperndaje