Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur Lorik Cana bën pazar

Kur Lorik Cana bën pazar
June 30
15:07 2016

Kapiteni i Kombëtares së Futbollit Lorik Cana, pas eliminimit nga Euro 2016, i është kthyer jetës normale. Edhe pse imazhi kryesor që na vjen ndërmend kur përmendim emrin e tij është ai i një mashkulli muskuloz, duket se Cana përveçse të shënojë në portën e kundërshtarëve di të jetë edhe një shtëpiak i mirë. Në një foto të postuar në Instagram duket kapiteni që ka dalë të bëjë pazarin e shtëpisë. Duket se Loriku nuk blen, por zgjedh me kujdes zarzavatet dhe frutat më të mira. Gjërat duken shumë serioze pasi Cana i ka marrë masat e madje ka marrë edhe një çantë kashte me vete për të bartur ushqimet.

“Pushime provinciale”,- ka shkruar ai bashkangjitur postit.

Mesa duket kapiteni ynë di t’i shijojë edhe kështu pushimet.

Shperndaje