Blitz

 Breaking News

“Kur isha shtatzënë mësova që kisha tumor”, rrëfimi prekës i aktores shqiptare

“Kur isha shtatzënë mësova që kisha tumor”, rrëfimi prekës i aktores shqiptare
December 10
12:24 2019

Adriana Matoshi është  një nga aktoret më të spikatura të kinematografisë shqiptare. Së fundmi ajo është komentuar për dy rolet protagoniste në dy filma në kinematë e Kosovës, “Zana” dhe “Shpia e Agës”, por edhe për pjesëmarrjen në serialin “O sa mirë”, me  rolin e Sasas.

Aktorja e njohur  ishte e ftuar në emisionin “NIN”, në Klan Kosova, ku foli për periudhën më të vështirë në jetën e saj, kur u diagnostikua me tumor. Diagnostifikimi ishte tepër traumatik për Adrianën, kjo pasi gjatë asaj kohe ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të katërt.

39-vjeçarja dhe partneri i saj, Albert Sylejmani, janë prindër të katër fëmijëve, Kaonës 18-vjeçare, Bojkenit 14-vjeçar, Odejit 9 vjeç dhe Pineas 6-vjeçare. Pikërisht gjatë shtatzënisë së katërt, ajo kuptoi se diçka nuk shkonte me shëndetin e saj.

Ishte viti 2012, isha shtatzënë me fëmijën e katërt. Gjithçka ishte në rregull derisa nisa të kem marrje mendsh, më shumë të vjella. Unë ia lashë të gjitha shtatzënisë. E kuptova më vonë që unë në kokë kam tumor dhe nuk i tregova askujt. Asokohe më ofruan të luaja filmin ‘Kthimi’. Në fillim thashë jo sepse nuk mundem se nuk doja ta dinte askush e aq më pak prindërit e mi, që më kanë fëmijën e vetëm. Duke menduar thashë ta lë një dokument si rolin tim të fundit. E pranova rolin. Kam pasur dhimbje të tmerrshme sa mendoja që do lindja. Ishte periudhë e rëndë, e vështirë, por që kaloi me sukses. Përgatitesha të lindja dhe të operohesha në të njëjtën kohë. Doja shumë të jetoja. Tre javë pas lindjes u operova. Ishte shumë e vështirë.”, u shpreh Adriana.

Por ajo e gjeti guximin për të vazhduar përpara, tek familja, tek fëmijët, tek profesioni.

Ishte shumë e vështirë. Më kujtohet pamja ime, qëndrimi im brenda, ndjesitë që kisha atëherë kur u shërova, gëzimi im kur u bëra mirë. Tëgjitha i mbaj mend. I thoja vetes a do tëbiesh në depresion? I kam menduar gjithë kohë fëmijët…”,- është shprehur aktorja e njohur.

Share