Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur e ke vjehrrin stilist: pamjet e mrekullueshme nga dasma e djalit të Elie Saab!

Kur e ke vjehrrin stilist: pamjet e mrekullueshme nga dasma e djalit të Elie Saab!
July 20
21:30 2019

Elie Saab: dy fjalë që menjëherë të çojnë në një botë ëndrrash, të cilën jo shumë kanë mundësi ta prekin. Fustanet e dizenjuara nga artisti lebanez dallohen në mbarë botën për stilin e veçantë, copat dhe zbukurimet e kushtueshme dhe gjithçka që ato përfaqësojnë. Dhe e radhës që veshi fustanet e tij të nusërisë, ishte pikërisht partnerja e djalit të tij.

E cilësuar si dasma e vitit në Liban, ishte ajo ku Elie Saab Jr, djali më i madh i stilistit kurorëzoi martesën të premten në Beirut me Christina Mourad. Sipas burimeve, ceremonia fetare u mbajt në kishën e Bkerkit, dhe ishin të ftuar më shumë se 1000 persona.

Përveç personave më në zë në Liban, sipas “Vogue Arabia” në dasmë ishin të ftuar dhe emra si Dita Von Teese, Sara Sampaio, Karolina Kurkova apo Manuel Arnaut. Artisti i makijazhit, Basaam Fattouh që u përkujdes për pamjen e Christinës, ka ndarë disa foto shoqëruar me nënshkrimin: “E gjithë bota po sheh dhe ajo ja vlen.”

Elie Saab dhe fotografët e eventit kanë ndarë mjaft momente të veçanta që mund t’i shihni duke ëndërruar më poshtë:


/Blitz.al/

Komento
Shperndaje