Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur dy repera bëhen bashkë! Noizy krah këngëtarit të njohur ndërkombëtar…

Kur dy repera bëhen bashkë! Noizy krah këngëtarit të njohur ndërkombëtar…
November 30
11:10 2016

Noizy është gjatë gjithë kohës në lëvizje me angazhimet e tij nëpër koncerte, sidomos në Europë. Kjo shfaqet më së miri në rrjetet e tij sociale, ku ai shpesh u tregon ndjekësve se në cilin “club” mund ta gjejnë.

Por duke thyer pak rutinën e “Midis Tirone”, Noizy ka postuar një fotografi me reperin e njohur ndërkombëtar “The Game”, me të cilin është takuar në një nga aeroportet e Belgjikës.

noizy

Fansave të Noizy-t u ka pëlqyer shumë kjo fotografi dhe janë shprehur se dy mbretër të hip hop-it janë bashkuar. Nuk dimë nëse kjo është thjesht një fotografi rastësore, apo fshihet një projekt muzikor i përbashkët prapa, gjithsesi e mira është që artistët shqiptarë po arrijnë të krijojnë lidhjet e tyre edhe në botë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje