Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur dy “llupsa” bëhen bashkë: Biseda mes Luanës dhe Krenarit flet shumë për marrëdhënien e tyre!

Kur dy “llupsa” bëhen bashkë: Biseda mes Luanës dhe Krenarit flet shumë për marrëdhënien e tyre!
February 26
14:14 2018

Flitet shumë rreth çiftit Luana Vjollca dhe Krenar Cocaj: “A janë bashkë?”, “A s’janë bashkë?”, “Ndoshta s’kanë qenë asnjëherë?”, “A janë në prag martese dyshja?”.

Të gjitha pyetjet i kemi të hapura në “tavolinë” për aq kohë sa asnjëri prej tyre nuk del hapur të pranojë diçka me plot gojën.

Megjithatë, në bisedat mes tyre në rrjete sociale që shpesh i kapim në pjesën e komenteve tek fotot e Luanës, dukshëm çifti janë bashkë dhe mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.

Hey, potatoes with me?

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Ditën e djeshme Luana ka postuar një foto në Instagram ku është duke konsumuar disa patate dhe tejet provokuese shkruan:

“A do dikush të më bashkohet?”

Në këtë moment ka reaguar tek komentet i dashuri i saj, i cili i kthen:

“Mos fto njerëz kot sepse nuk ka më asnjë patate të ngelur”, – duke i treguar në njëfarë mënyre Luanës se i ka ngrënë ai të gjitha dhe në fakt këtë e ka konfirmuar edhe Luana vet.

“Llups!” – i shkruan ajo dhe të paktën e pamë një komunikim të çiftit ku na tregojnë se kanë qenë duke darkuar bashkë.

Doni më për ta vërtetuar se janë bashkë? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje