Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur dy “D-të” bëhen bashkë

May 06
11:25 2016

Nuk është më e rrallë për këngëtaret me origjinë shqiptare të bëjnë bujë nëpër botë e të zënë vendet e para në klasifikime. Pas famës së jashtëzakonshme të Rita Orës, kanë qenë Bebe Rexha dhe Dua Lipa ato që kanë bërë mjaft zhurmë me talentin e tyre, sidomos kjo e fundit që sa vjen e më tepër po pëlqehet e po kthehet në një nga te preferuarat kudo. Edhe për Dafina Zeqirin shumë fansa mendojnë se talenti i saj duhet t’i kalojë kufijtë shqiptarë.

Dy “D”-të tona, Dua dhe Duffy janë bërë bashkë në New York në koncertin e Duas. Dafina Zeqiri ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto, ku vajzat janë përqafuar dhe duken shumë të afërta me njëra tjetrën. “Bloodsisters” (motra gjaku) ka shkruar Duffy poshtë fotos. Mezi presim të shohim një bashkëpunim midis të dyjave, nëse vajzat vendosin të bëjnë një të tillë!

Shperndaje