Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kur dashuria të merr mendjen”- Zayn Malik në karrocë invalidi vetëm për të takuar Gigi Hadid

April 30
10:37 2017

Zayn Malik është transferuar në apartamentin e të dashurës së tij, Gigi Hadid, në New York, pasi pësoi një dëmtim në këmbë. Ditën e shtunë, këngëtari i njohur ka pësuar një lëndim në këmbën e tij të majtë, por ky incident nuk e ka penguar aspak që të shkojë dhe të takojë të dashurën e tij të zemrës.

Duket se dëshira për të parë Gigin ishte shumë herë më e madhe se kujdesi për shëndetin dhe të ndenjurit në shtrat. Për të Zayn sakrifikon gjithçka, mjafton që Gigi të jetë pranë tij. I ulur në një karrige me rrota, ai është shoqëruar nga asistentët drejt shtëpisë së Gigit, ku me siguri do të ndihej shumë herë më mirë./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje