Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur bën sakrifica për klipin…

Kur bën sakrifica për klipin…
November 16
17:59 2016

Të bësh një videoklip duket si diçka argëtuese dhe e thjeshtë, por në të vërtetë nuk është aspak kështu. Një klip, përveçse kërkon një ekip profesionistësh për të pasur çdo gjë nën kontroll, duhet të ketë gjithashtu edhe përkushtimin e plotë të këngëtarëve. Në ekran duken vetëm skenat e bukura të realizuara deri në perfeksion, por pas këtyre  fshihen dhimbje, lëndime dhe sakrifica të mëdha. Disa prej këngëtarëve të njohur shqiptarë kanë bërë videoklipe këngësh në të cilat kanë sakrifikuar shumë. Në një mënyrë apo një tjetër, ata kanë arritur të realizojnë qëllimet e tyre, pavarësisht asaj që mund të kenë kaluar.

Elvana Gjata- Lejla

Elvana Gjata ka publikuar këngën Lejla në bashkëpunim me 2po2 dhe Capital T.
Gjatë videoklipit këngëtarja ka hipur sipër trenit dhe ndërkohë që ai është duke ecur, Elvana këndon dhe kërcen. Një veprim ky që mund të konsiderohet sakrifikues dhe i rrezikshëm.

Ingrit Gjoni – Impossible

Ingrit Gjoni ka publikuar në vitin 2013 këngën “Impossible”. Një pjesë të videoklipit ajo e ka xhiruar në një nga vendet më të bukura, pranë “Syrit të kaltër”. Deri këtu duket gjithçka në rregull, por Ingriti ka qëndruar për orë të tëra në ujin e ftohtë dhe ka ndierë më pas shumë dhembje në trup.

Adelina Ismaili – Ku ma ke

Adelina Ismaili ka publikuar këngën “Ku ma ke” në vitin 2012. Gjatë videoklipit, këngëtarja mbante veshur një fustan prej hekuri. Në një intervistë, Ismaili ka thënë se fustani prej hekuri ka qenë shumë i rëndë, madje ishte shumë e vështirë të lëvizje me të.

Flori Mumajesi & Ledri Vula – Beautiful

Pak kohë më parë, Flori Mumajesi dhe Ledri Vula kanë publikuar bashkëpunimin me titull “Beautiful”. Gjatë videoklipit, këngëtarët janë qethur tullë, duke u bashkuar me kauzën e njerëzve të prekur nga sëmundja e rëndë e kancerit.

Soni Malaj – Shukarije

Soni Malaj publikoi  “Shukarije” në bashkëpunim me kolegun dhe mikun e saj, Sinan Hoxha. Në fund të videos, Soni ka hyrë të kërcejë në një pellg me baltë, por në brendësi të tij kishte shumë gurë dhe xhama. Pas disa orëve xhirime, këngëtarja ka parë në trupin e saj gërvishtje dhe shenja të shkaktuara nga kërcimi.

Eliza Hoxha – Ecjen ti vazhdo

Eliza Hoxha është një tjetër këngëtare që është qethur tullace në videoklipin e këngës së saj “Ecjen ti vazhdo”. Kënga e Elizës është një tjetër sensibilizim për njerëzit e sëmurë me kancer./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje