Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kuq e Zi” tani edhe në arenën NBA në Kanada

“Kuq e Zi” tani edhe në arenën NBA në Kanada
November 30
22:25 2016

Me rastin e 28 Nëntorit në Kanada u festua “Albanian Heritage Night” në arenën e NBA.

Kjo u organizua për të tretin vit në “Air Canada Centre” në Toronto midis pushimit të ndeshjes Toronto Raptors- Philadelphia.

Gjatë këtij pushimi, disa vajza të vogla veshur me veshje kombëtare kërcyen nën ritmin e këngës “Kuq e Zi”.

“Kuq e Zi” ngriti në këmbë jo vetëm shqiptarët, por edhe të pranishmit e tjerë, madje shqiptarët plot krenari filluan të valëvisnin flamurët që mbanin në duar./Blitz.al/

Komento
Shperndaje