Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujtuat se shpëtuat? Këngëtarja e njohur sapo na solli një “Despacito” të dytë!

Kujtuat se shpëtuat? Këngëtarja e njohur sapo na solli një “Despacito” të dytë!
November 18
10:20 2017

“Despacito” është kthyer tashmë në një nga këngët më të dëgjuar të të gjitha kohërave dhe më të luajtura në Spotify duke i thënë kënështu Daddy Yankee dhe Luis Fonsit hitin e tyre të parë e më të madh.

E kemi dëgjuar aq shumë këtë verë, saqë filloi të vinte në majë të hundës, por tashmë duket se herët kur “Despacito” luhet në club-e apo festa janë pakësuar.

Mos kujtoni se shpëtuat.. jo!

Demi Lovato dhe Luis Fonsi kanë sjellë “Echame La Culpa”, të cilën shumë komentues e kanë cilësuar si një “Despacito” të dytë.

Me një stil të një njejtë si e para, e zhanerit Reggaeton Pop, por ndryshe nga Despacito, këtë herë Luis Fonsi ka zgjedhur të vendosë edhe disa vargje në gjuhën angleze.

Kështu që, bëhuni gati sepse Luis Fonsi dhe Demi Lovato janë gati të jenë aty në çdo festë e club që do të jeni! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje